Veliaj në njësinë 7: Do të ndërtojmë pallatin e ri të sportit Asllan Rusi

Nga A2 CNN
26 Prill 2023, 12:20 | Politikë
Veliaj në njësinë 7: Do të ndërtojmë pallatin e ri

Erjon Veliaj ishte sot në njësinë 7, atje ku u premtoi banorëve ndërtimin e pallatit të ri të sportit "Asllan Rusi". Veliaj reagoi edhe ndaj posterit të Belind Këlliçit duke e cilësuar një turp.

“Do të jetë pallati Asllan Rusi, do të jetë stadiumi “Selman Stërmasi” do të jetë terminali te kthesa e Kamzës që do të jetë për autobusët dhe trenin që po sjell bashkia. Pas 4 vitesh që ikën kthehen dhe kërkojnë votë. Disa prej tyre nxjerrin edhe gishtin e mesit, kur kërkojnë të votohen nga populli. Turp i madh! Por, Etilda ka të drejtë kur tha se duhet diploma e gjimnazit… prandaj duhet diplomë e maturës, e pjekjes sepse një njeri i pjekur në 2023 nuk nxjerr gishtin e mesit për të kërkuar vota dhe për të lidhur kontratë që t’i shërbejë dikujt. E merrni ju dikë në punë që ju nxjerr gishtin e mesit? Turp! Por, nuk është ky problemi më i madh. Problemi më i madh është që ata janë sapun dhe detergjentë për fytyrën që nuk lahet dot të Saliut e të Ilirit. Ky është problem më i madh se gishtat e se diplomat”, tha Veliaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos