
Dorjan Lani, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për Gjirokastrën, ka prezantuar në “Debat” në A2 CNN, platformën e tij për 14 majin.
Ai renditi tri shtyllat kryesore në të cilat do të bazohet platforma e tij për Gjirokastrën. “Gjirokastra e ardhshme do të jetë kryeqendra turistike, ekologjike dhe e gjeneratës së re. Këto janë tri shtylla kryesore, të cilat janë të përshtatura me qytetin tonë të brishtë. Gjirokastra ka një brishtësi të natyrës historike.
Të jemi kryeqendër turistike, e cila është shtyllë kryesore për të ardhurat e qytetit. Sot, lagjet autoktone të Gjirokastrës janë inekzistente nga turistët. Duke arritur të kemi një dyfishim të numrin të turistëve, do të kemi dyfishim të akomodimit, i xhiros së restoranteve”.
Punësimi
“Unë do ta filloja nga pjesa e arsimit, i cili ka shumë të meta. E para, dashuria vjen në vegjëli. Nëse nuk rritemi me dashuri për qytetin që në vegjëli, kjo do të bëjë që të ketë largime. Ne jemi qyteti më popullsinë më të plakur. Kam nxjerrë 14 pika për këtë”. (A2 Televizion)