Postime kundër qeverisë, 10 vjet burg për drejtuesen e opozitës në Stamboll

Nga A2 CNN
6 Shtator 2019, 18:50 | Bota
Postime kundër qeverisë, 10 vjet burg për drejtuesen e

Një drejtuese e njohur e partisë sekulariste opozitare në Turqi u dënua me 10 vjet burg për propagandë terroriste dhe fyerje ndaj shtetit turk.

47-vjeçarja Canan Kaftancioglu u shpall fajtore për disa postime të saj në rrjetet sociale që në fakt janë bërë disa vjet më parë. Ajo është kryetarja e partisë kryesore opozitare CHP në Stamboll dhe luajti një rol kyç në fitoren e kandidatit të kësaj partie në zgjedhjet lokale të qershorit.

Akuzat e ngritura ndaj opozitares Canan Kaftanciogl janë ngritur që në vitin 2013, për disa postime që ajo ka bërë gjatë protestave kundër qeverisë që mbaheshin në atë kohë.

Në një deklaratë për mediat, pas dhënies së vendimit, bashkëshorti i Canan Kaftancioglu u shpreh se në Turqi nuk ka drejtësi dhe se gjyqtarët në vend që të dëgjojnë ndërgjegjen e tyre dhe ligjin, shohin nga Pallati Presidencial. Sipas tij gruaja e tij u dënua për suksesin e arritur nga opozita në zgjedhjet e Stambollit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos