Skandal në Itali, djali i liderit të partisë në qeveri akuzohet për përdhunim në grup

Nga A2 CNN
6 Shtator 2019, 15:15 | Bota
Skandal në Itali, djali i liderit të partisë në qeveri

Ditën kur dilemat politike u shuan për momentin me krijimin e qeverisë së re bashkë me Partinë Demokratike, Lëvizja 5 Yje në Itali po përballon një tjetër skandal.

Ciro, djali 19-vjeçar i themeluesit të Lëvizjes si dhe komikut të famshëm Beppe Grillo, u akuzua orët e fundit për një akuzë të rëndë, përdhunimi në grup i një vajze bashkë me disa shokë, në vilën në pronësi të familjes në Sardenja.   

Akuzuesja është një modele  me origjinë skandinave, moshatare me të rinjtë, dhe ngjarja sipas saj ka ndodhur në fund të një nate ku është konsumuar shumë alkool.

https://a2news.com/2019/09/05/itali-betohet-qeveria-conte-2-di-maio-minister-i-jashtem/

Katër të rinjtë e akuzuar janë marrë në pyetje nga forcat e rendit, si dhe janë sekuestruar celularët ku ndodhet një video të episodit, ku për vajzën filmohet dhuna e kryer, sipas avokatëve mbrojtës prova që akti seksual është kryer me konsensus.  

Sipas tyre, ka elementë të tjerë të çuditshëm denoncimi u krye një javë m vonë, ndërkohë që vajza vazhdoi pushimet e saj, duke hedhur fotografi në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos