Pozicioni i fetusit mbajti në jetë 17-vjeçaren turke të nxjerrë nga rrënojat 248 orë pas tërmetit

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2023, 15:57 | Bota

Një 17-vjeçare u nxor ditën e djeshme shëndoshë e mirë nga gërmadhat e pallatit ku ajo banonte, që u shemb plotësisht nga tërmetet shkatërrimtare të 6 shkurtit në Turqi.

I mrekullueshëm ishte fakti se ajo arriti të dilte e gjallë nga rrënojat pas rreth 248 orëve pas tërmetit.

Duke folur për mënyrën sesi Ölmez, e cila u operua për shkak të një frakture në legen, mund të mbrohej kaq shumë, doktori i saj tha:

"Unë mendoj se ajo ishte e mbrojtur, sepse mbeti në pozicionin e fetusit. Fëmija vazhdon në shërbimin e kujdesit intensiv, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.

https://youtu.be/CHSn7BOaBk0

Deklarata e mjekëve të Aleyna Ölmez, e cila u shpëtua nga rrënojat në orën 248, për gjendjen e saj shëndetësore. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/16/shkembi-ndahet-ne-dysh-dhe-ngec-ne-shtepine-e-te-moshuares-evakuohet-nje-fshat-i-tere-ne-turqi/
https://a2news.com/2023/02/16/momenti-emocionues-kur-nena-bashkohet-me-foshnjen-6-muajshe-qe-u-gjet-rastesisht-nga-fqinji-e-gjalle-nen-rrenoja/
https://a2news.com/2023/02/16/mbijeton-mbi-10-dite-pa-ngrene-nen-rrenoja-ndodh-mrekullia-ne-turqi/
https://a2news.com/2023/02/17/fenomeni-i-frikshem-gropa-u-krijua-pas-termetit-dhe-thau-shtratin-e-perroit-ne-11-dite/

A2 CNN Livestream

Latest Videos