Pr.ligji për kanabisin, Preçi: Tjetër koncesion për palët e interesuara

Nga A2 CNN
21 Qershor 2023, 21:26 | Ekonomi
Pr.ligji për kanabisin, Preçi: Tjetër koncesion për

Në emisionin A2 Business, eksperti i ekonomisë, Zef Preçi komentoi dhe pr/ligjin e prezantuar së fundmi nga ana e qeverisë për legalizimin e kanabisit për arsye përdorim mjekësor.

Teksa nuk u shpreh kundër eksperimenteve që sjellin zhvillim të ekonomisë, Preçi shtoi se nuk ka asnjë studim shkencor që tregon vlerat kurative të kanabisit, ndërsa pr/ligjin e qeverisë e shikon si një tjetër koncesion për palët e interesuara.

“Kjo është një temë që diskutohet prej vitesh. Ishte një nismë e zotit Kokëdhima që u hodh poshtë. A është një vend Shqipëria që përfiton. Nuk jam kundër eksperimenteve, por e shoh këtë pr/ligj një eksperiment më shumë. Në periudhën e komunizmit fëmijëve iu jepnin vaj hashashi për t’i vënë në gjumë. Nuk e kuptoj çfarë duam të arrimë. Ato vende që e kanë legale nisen nga kushtet klimatike, nga teknologjia, nga numri i konsumatorëve. Asnjë provë nuk tregon për vlerat kurative të kanabisit. E shoh si një koncesion për palët e interesuara”, tha Preçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos