Lufta kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, MONEYVAL rrit vlerësimin për Shqipërinë

Nga A2 CNN
21 Qershor 2023, 18:07 | Ekonomi
Lufta kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit,

Shqipëria forcoi transparencën e rregullimeve ligjore dhe përmirësoi rregullimin dhe mbikëqyrjen e institucioneve jofinanciare

Shqipëria ka përmirësuar masat për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, thuhet në një raport të këtij viti të MONEYVAL, botuar këtë të mërkurë.

Raporti thotë se Shqipëria ka përmirësuar përputhshmërinë e saj me rekomandimet e Task Forcës së Veprimit Financiar të MONEYVAL, që lidhen me transparencën dhe rregullimin e mbikëqyrjen e bizneseve.

Për sa i përket këtyre rekomandimeve, Shqipëria është rivlerësuar nga “Pjesërisht në përputhje”, në “Përgjithësisht në përputhje”.

Që nga qershori i vitit të kaluar, thotë MONEYVAL, Shqipëria mori masa shtesë, të cilat adresuan mangësi të rëndësishme në lidhje me administruesit e besuar që i nënshtroheshin kërkesave për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Për më tepër, Shqipëria përmirësoi masat për rregullimin dhe mbikëqyrjen e noterëve dhe agjentëve të pasurive të paluajtshme. Autoriteti licencues për noterët tani është i autorizuar të revokojë licencat për shkelje të legjislacionit që lidhet me luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

MONEYVAL

Nga 40 rekomandimet, Shqipëria aktualisht ka:

• 6 rekomandime të vlerësuara në përputhje

• 31 rekomandime të vlerësuara kryesisht në përputhje

• 2 rekomandime të vlerësuara pjesërisht në përputhje dhe 1 të pazbatueshme

MONEYVAL

Shqipëria pritet të raportojë pas dy vitesh te MONEYVAL për progresin e mëtejshëm të bërë drejt forcimit të luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (MONEYVAL) është një organ monitorues i Këshillit të Evropës, të cilit i është besuar detyra e vlerësimit të përputhshmërisë me standardet kryesore ndërkombëtare për të luftuar pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe financimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, si dhe efektivitetin e zbatimit të tyre. MONEYVAL vlerëson 33 shtete dhe territore dhe u bën rekomandime autoriteteve kombëtare në lidhje me përmirësimet e nevojshme në sistemet e tyre kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe kundër financimit të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/11/progres-raporti-i-ke-kerkohet-bashkepunim-me-opoziten-dhe-frenim-i-pastrimit-te-parave/

A2 CNN Livestream

Latest Videos