
Një avion me 120 pasagjerë në bord ka dalë nga pista teksa po tentonte të ulej në aeroportin “El Alto” në kryeqytetin bolivian të La Paz.
Autoritetet vendase kanë bërë të ditur se avioni ka pasur probleme me rrotat në ulje, por pavarësisht kësaj, pilotët kanë bërë të mundur ta shmangin një tragjedi.

Imazhet e publikuara nga agjencia e lajmeve ABI tregojnë avionin jashtë piste me pjesën e pasme të tij që ka prekur tokën.
Fatmirësisht, bahet e ditur se asnjë nga 120 pasagjerët dhe 5 anëtarët e ekuipazhit nuk janë lënduar në këtë aksident. Megjithatë, ku incident u shoqërua me mbyllje të pistës, duke sjellë vonesa të mëdha te pasagjerët. (A2 Televizion)