
Nuk do t'i mjaftonin 171 jetë ushtarit Santos Lopez Alonzo, për të përfunduar dënimin e marrë, po aq sa jetët që ai ka shuar një ditë të vitit 1982.
Një gjykatë në Guatemala ka dënuar ish pjesëtarin e forcave speciale me 5130 vjet dënim, si pjesëmarrës e një nga masakrave më të rënda në vendin e Amerikës qendrore.

Alonzo ishte pjesë e njësisë që në dhjetorin e vitit 1982 u dërgua në fshatin e Dos Erres, ku mendohej që fshiheshin disa guerilierë marksistë.
Ushtarakët nuk mundën të gjenin rebelët, dhe si hakmarrje nga mos bashkëpunimi i popullsisë lokale vendosi ti vrasë pothuajse të gjithë, ku shumë prej tyre fëmijë, duke përdorur mënyrat më çnjerëzore.

Një reprezalje brutale, në kuadër të luftës që diktatori i atëhershëm i Guatemalës, Efrain Rios Montt, vendosi të kryejë ndaj lëvizjeve marksiste në vend.
Ushtari Alonzo u dënua me 30 vjet për krime kundër njerëzimit, si dhe me 30 vjet për çdo viktimë.

Masakra ka frymëzuar filmin e vitit 2016 "Finding Oscar", fitues i disa
çmimeve ndërkombëtare. (A2 Televizion)