
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, shtroi një darkë për delegacionin amerikan në Beograd.
Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit, Donald Trump, zbuloi disa nga prapaskenat e saj në Twitter.
“Serbët dhe amerikanët në Beograd po këndojnë për Alabamën dhe Virxhinian Perëndimore, një natë e mrekullueshme!”, shkruan zyrtari amerikan, teksa në pamjet filmike shikohen të pranishmit që këndojnë “Country Roads” dhe “Sweet Home Alabama”.
Vuçiç bëri me dije se mori si dhuratë librin “Shtëpia e Bardhë përmes historisë”, ndërsa presidenti serb i dhuroi delegacionit të SHBA-së, disa shishe verë.
Serbs and Americans in Belgrade singing about Alabama and West Virginia is an amazing night. pic.twitter.com/PBsojnKUA8 (A2 Televizion)
— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 23, 2020