
Lëvizja për Ndryshim dhe Lëvizja Socialiste për Integrimin nuk kanë depozituar listën me firma mbështetëse për kandidatët e tyre për deputet.
Burime nga KQZ bëjnë me dije se partia e Jozefina Topallit është mbështetur nga deputetja Edlira Hyseni. Kjo e fundit mori mandatin pas djegies së mandateve nga LSI.
Ndërsa LSI ka marre mbështetjen e deputetit Gjetan Gjetani, i cili u përjashtua nga Partia Socialiste në fillim të legjislaturës.
Kodi zgjedhor parashikon se partitë që nuk kanë mbështetjen e deputetëve duhet të depozitojnë në KQZ 5 mijë firma mbështetëse për kandidatët e tyre për deputet. Kjo klauzolë bie poshtë në momentin kur një deputet nënshkruan në favor të një subjekti politik. (A2 Televizion)