Premier League, emergjenca e Covid rrezikon pezullimin e kampionatit

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2021, 13:23 | Futboll
Premier League, emergjenca e Covid rrezikon pezullimin e kampionatit


Varianti Omicron i Covid ka vendosur me shpatulla pas murit Anglinë dhe Premier League. Situata është drejt kolapsit, me rastet e lojtarëve pozitivë që rriten me ritme të frikshme.

Te Chelsea u konfirmuan pozitivë Lukaku, Werner, Chilwell e Hudson-Odoi, Liverpool ka rastet e dyshuara të Van Dijk, Fabinho e Jones.

Ndërkohë, Liga Angleze e futbollit njoftoi shtyrjen e pesë ndeshjeve të fundjavës. Pas Manchester United-Brighton, nuk do të luhen as Southampton-Brentford, Watford-Crystal Palace, West Ham-Norwich dhe Everton-Leicester.

Me situatën e infektimeve që ka dalë jashtë kontrollit, u vendos të mos luhej as ndeshja ndërmjet Leicester dhe Tottenham, sepse te “dhelprat”, ashtu si edhe te skuadra e Conte, u konfirmuan të tjera raste me lojtarë pozitivë.

Nëse Tottenham ishte ekipi i parë i goditur nga Covid, te Brentford situata është kaotike. 13 persona në total, mes futbollistëve dhe pjesëtarëve të stafit rezultuan të prekur, duke detyruar klubin që të mbyllë qendrën stërvitore. Trajneri i Brentford, Thomas Frank, ashtu edhe ai i Leicester, Brendan Rodgers kërkuan publikisht nga federata që e gjithë java e Premier League dhe turi çerekfinal i Kupës së Ligës të shtyheshin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos