Vllaznia kërkon t’i afrohet kreut përballë Dinamos

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2021, 13:19 | Futboll
Vllaznia kërkon t’i afrohet kreut përballë Dinamos

Vllaznia do të tentojë dhe më shumë t’i afrohet garës për titull. Duke marrë parasysh dhe duelet e vështira që rivalet direkt kanë, shkodranët kanë detyrim të fitojnë përballë Dinamos që prej gati 5 ndeshjesh është në një krizë totale.

Megjithatë, tekniku Brdaric nuk kërkon ta nënvlerësojë aspak kundërshtarin duke thënë se kryeqytetasit kanë cilësi në skuadër për këtë, vëmendja duhet të jetë në maksimale.

“Dinamo është një skuadër që ka lojtarë specialistë dhe me shumë eksperiencë. Fakti që ata nuk e kanë gjetur veten e tyre më të mirë pas shumë muajsh është një avantazh për ne, por ngelet ajo që thashë që ne nuk duhet të frikësohemi fare dhe duhet t’i shkaktojmë humbjen e radhës. Do të kërkojmë të ngushtojmë diferencën me ekipet që kemi përpara. Tirana ka një ndeshje të vështirë me Teutë, kurse Kukësi ka një ndeshje të vështirë ndaj Partizanit në Shkodër”, tha trajneri Brdaric.

I pranishëm në konferencën për shtyp ishte dhe futbollisti Fjoart Jonuzi, i cili tregoi se atmosfera në skuadër është pozitive.

Dueli Dinamo-Vllaznia luhet sot në orën 19:45 në stadiumin “Elbasan Arena”.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos