
Manchester City, Arsenal dhe Liverpool ka bashkuar forcat gjigantet e teknologjisë, kompanisë INTEL për të vënë në zbatim një risi teknologjike që do të ndryshojë fytyrën e futbollit anglez.
Ky inovacion ka të bëjë me mënyrën se si ndeshjet e futbollit do të shfaqen në ekran duke i dhënë mundësinë shikuesve të përjetojnë emocione sikurse të ishin në fushë.
Nëpërmjet kamerave 360 gradë që do të jenë të pranishme në stadiumet e këtyre tre skuadrave, ndjekësit e futbollit do të kenë mundësinë të shohin aksionet në çdokënd të mundshëm, përfshirë edhe atë të vetë futbollistëve.
Anglia nuk do të jetë e para ajo që do të implementojë këtë teknologji. Prej kohësh kampionati spanjoll, La Liga ka marrë një tjetër hije pas aplikimit të ‘True VieW Replay’.
Aparatura është fantastike pasi mund të ndalet dhe mund të lëviz me shpejtësi shumë të ulët në mënyrë që vendimet e dyshimta për 11-metërsh, ndërhyrje të parregullta apo pozicione jashtë loje të verifikohen lehtësisht. Me pak fjalë asgjë nuk mund të humbasë mënga një ndeshje futbolli. (A2 Televizion)