Studimi: Përdorimi i Facebook rrit depresionin

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2019, 13:36 | Teknologji
Studimi: Përdorimi i Facebook rrit depresionin

Sa ndikon në trurin tonë heqja dorë nga rrjetet sociale, kryesisht Facebook? Prej vitesh, qindra studime janë realizuar për të kuptuar se çfarë efektesh shkaktojnë në mendjen dhe gjendjen tonë psikologjike, rrjetet sociale.

Disa besojnë se përdorimi i Facebook për orë të tëra, mund të shkaktojë shumë probleme dhe lodhje mendore. Ashtu si gjithçka tjetër, edhe rrjetet sociale kanë 2 anë të medaljes: benefitet për shëndetin mendor prej tyre, mund të relaksohesh, të shijosh video apo momente gëzimi.

Por sipas një studimi më të fundit të Universitetit të Stanford në Kaliforni, përdorimi i tyre qoftë edhe për pak minuta, rrit normën e depresionit. Të intervistuarit janë pyetur nëse mund të qëndrojnë pa Facebook për një vit. Dhe përgjigja ishte jo.

Sipas studimit, heqja dorë nga rrjetet sociale do të kishte një impakt të jashtëzakonshëm, jo vetëm për shëndetin mendor por edhe për ndërveprimin me familjen dhe miqtë. Heqja dorë ose përdorimi i limituar i rrjeteve sociale rrit vetëvlerësimin dhe ul në mënyrë të ndjeshme impaktin e polarizimit politik.

Studimi sugjeron gjithashtu se njerëzit me probleme të shëndetit mendor, apo thjesht personat me lodhje mendore, për shkak të punës, janë më të prirur të përdorin rrjetet sociale. Këshilla e mjekëve është vetëm një: përdorim i tyre por i kufizuar, jo në çdo moment të ditës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos