Gjigandi amerikan i makinave, “Tesla” synon tregun kinez

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2019, 18:53 | Teknologji
Gjigandi amerikan i makinave, “Tesla” synon tregun kinez

Tesla synon të forcojë pozitat në tregun më të madh të makinave elektrike në botë, në Kinë.

Prodhuesi amerikan do të marrë porosi për automjetin e saj Model 3, për një çmim më të ulët. Nëse në Amerikë vlera nis nga 74 mijë dollarë, në Kinë do të kushtojë 10 mijë dollarë më pak.

Kompania gjithashtu po ndërton një fabrikë në Shanghai, e cila do të prodhojë mjaftueshëm automjete për të plotësuar kërkesat e tregut aziatik.

Vrulli i Tesla-s vjen në një moment kur edhe prodhuesit kinezë synojnë të shtrihen përtej oqeanit. Një sërë kompanish kanë bërë gati planet për të shitur makinat e tyre me çmime më të lira në tregun amerikan.

Në të dyja rastet, tarifat tregtare mes dy vendeve do të përcaktojnë edhe suksesin e prodhuesve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos