Premierat e vitit 2022, pas 2 vitesh pritjeje rikthehet në kinema "Top Gun" e "Batman"

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2021, 18:00 | Showbiz

Sony dhe Marvel kanë një listë të gjatë filmash që pritet të shfaqen premierë gjatë 2022-shit. Jared Leto është protagonist kryesor në filmin “Morbius”, në rolin e një biokimisti që aksidentalisht shndërrohet në një vampir të gjallë, duke sfiduar kështu vdekjen. “Morbius” çel siparin e premierave më 28 janar.

Me “Spider Man” që po thyen rekordet në kinematë e mbarë botës këtë fund-dhjetori, Tom Holland kthehet në ekranin e madh me “Uncharted”. Holland luan rolin e “Nathan Drake” në një përshtatje në personazhin e video-lojës popullore. “Uncharted”, që vjen në kinema më 18 shkurt.

Robert Pattinson lufton për qytetin Gotham në prodhimin më të fundit të “Batman”. Pattinson vesh pelerinën dhe kapelën e kalorësit të ri të errët. “Batman” vjen premierë në kinema nga 14 marsi.

Rikthehet aventura më e fundit e animuar e Disney dhe Pixar. Me 13-vjecaren që nuk është e fortë sa duhet, në këtë film, personazhi kryesor Mei Lee shndërrohet në një gjigand, Panda e Kuqe. Filmi vjen premierë më 11 mars.

Benedict Cumberbatch kthehet me rolin e tij në filmin ”Doctor Strange in the multiverse of madness". Pas ngjarjeve në “Spiderman, no way home”, doktori futet edhe më shumë në botën e multi-universit. Doktori rikthehet në ekranin e madh më 6 maj.

Pas më shumë se një viti pritje, "Top Gun: Maverick" vjen në ekran në 2022. Tom Cruise rikthehet në rolin e Pete Mitchell, me premierën e 27 majit.

Një tjetër pilot kurajoz i drejtohet pafundësisë dhe përtej, në filmin “Lightyear”. Chris Evans është zëri i “Buzz Lightyear” në historinë origjinale të “Toy Story”. Perdja e premierës ngrihet më 17 qershor.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos