“Dita jonë” kujton 54-vjetorin e modeles dhe këngëtares Carla Bruni

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2021, 07:28 | Showbiz
“Dita jonë” kujton 54-vjetorin e modeles dhe

“Mendoj që bukuria është një dhuratë që ka shumë peshë. Gjithë jetën duke bindur të tjerët që nuk je mendjelehtë”.  Me këtë thënie të modeles dhe këngëtares, Carla Bruni, "Dita jonë" ka zgjedhur ta kujtojë atë në 54-vjetorin e lindjes. Ajo lindi më 23 dhjetor 1967 në Itali, për t’u zhvendosur më pas në Francë.

Në moshën 19-vjeçare ajo braktisi, Fakultetin e Historisë së Artit në Institutin e Sorbonës, për t'u bërë modele. Ajo filloi të shfaqej shpesh në kopertinat e revistave të modës dhe në reklama. Për vite me radhë, Carla Bruni punoi me disa shtëpi të famshme të modës, duke u bërë shumë shpejt një nga modelet më të paguara.

Në vitin 1997, Carla Bruni, biografia e së cilës është e lidhur ngushtë me krijimtarinë, vendosi t'i përkushtohej një karriere muzikore. Në vitin 2002, ajo nxori albumin e saj të parë solo, i cili pati një sukses të jashtëzakonshëm në Francë.

Në vitin 2007, Karla takohet me presidentin Sarkozy, me të cilin u martua pak muaj më vonë. Pavarësisht se do të ishte zonja e parë e Francës, jeta e saj mbeti praktikisht e pandryshuar. Kufizimi i vetëm ishte ndalimi për të interpretuar në skenë, por për hir të dashurisë, Clara ishte gati ta bënte një sakrificë të tillë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos