Ata janë një nga grupet e pop-rokut më të njohura në botë, qysh nga albumi i tyre i parë, “Parachutes”, i dalë dy dekada më parë.
Por sipas liderit të tyre, Chris Martin, ata nuk do të prodhojnë më muzikë të re brenda një katërvjeçari. Bëhet fjalë pikërisht për grupin britanik Coldplay, që nga formimi i tyre në 1996 në universitetin e Londrës, University College, ka shitur më shumë se 100 milionë disqe duke fituar 7 Grammy Awards.
Lideri i Coldplay Chris Martin zbuloi se dëshira e grupit është të përqendrohet në koncertet nëpër botë, duke i dhënë përfundim krijimtarisë së re Ata janë një nga grupet e pop-rokut më të njohura në botë, qysh nga albumi i tyre i parë, “Parachutes”, i dalë dy dekada më parë Grupi që nga formimi i tyre në 1996 në universitetin e Londrës, University College, ka shitur më shumë se 100 milionë disqe duke fituar 7 Grammy Awards Në një intervistë në BBC, Martin zbuloi se dëshira e grupit është të përqendrohet në koncertet nëpër botë Rrjetet sociale u mbushën natyrisht me mesazhet e fansave të shumtë, që lusin grupin të vazhdojë t’i emocionojë me krijime të reja, që të konkurrojnë kryevepra si “ Shiver”, “In my place”, “Speed of Sound” Coldplay
Por në një intervistë në BBC, Martin zbuloi se dëshira e grupit është të përqendrohet në koncertet nëpër botë, duke i dhënë përfundim krijimtarisë së re, ndoshta një paradhomë për ndarjen e mundshme afatmesme.
Intervistuesja Jo Whiley rrëfeu se nuk kuptoi gjatë intervistës nëse Martin ishte duke bërë shaka apo ishte shumë serioz, siç dukej teksa fliste”.
Rrjetet sociale u mbushën natyrisht me mesazhet e fansave të shumtë, që lusin grupin të vazhdojë t’i emocionojë me krijime të reja, që të konkurrojnë kryevepra si “ Shiver”, “In my place”, “Speed of Sound”, Viva la Vida” etj. (A2 Televizion)