Presidenti çek në Beograd: Kosova udhëhiqet nga kriminelë, të tërheqim njohjen

Nga A2 CNN
11 Shtator 2019, 19:15 | Ballkani
Presidenti çek në Beograd: Kosova udhëhiqet nga kriminelë,

Që në nisje të vizitës së tij në Beograd, e tha qartë se nuk e pëlqen Kosovën. Por presidenti çek Milos Zeman shkoi më tej pas takimit me presidentin serb Aleksander Vucic, duke thënë se dëshiron të diskutojë me zyrtarët kushtetues çekë mbi mundësinë që vendi i tij ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

Duke iu referuar kryeministrit të dorëhequr, Ramush Haradinaj, Zeman tha se ”Gjykata e Hagës, kohë më parë, ka shprehur dyshime në lidhje me krimet e luftës të kryera nga përfaqësuesit e Kosovës dhe mendoj se për këtë arsye ka dhënë dorëheqje edhe kryetari i qeverisë. Më lejoni t’ju them mendimin tim personal: shteti që udhëhiqet nga kriminelët e luftës nuk duhet të gjendet në bashkësinë e vendeve demokratike”.

Por kryetari i Senatit çek, Jaroslav Kubera, tha se ideja e presidentit për tërheqjen e njohjes së Kosovës, është joreale. Sipas tij, Zeman i bëri komente të tilla vetëm për t’iu pëlqyer serbëve.

https://a2news.com/2019/09/11/presidenti-cek-zeman-nuk-me-pelqen-kosova/

Kosova është njohur nga Çekia në vitin 2008 - pak kohë pas shpalljes së pavarësisë - kur kryeministër i këtij vendi ka qenë Mirek Topolanek, ndërsa ministër i Jashtëm, Karel Schwarzenberg.

Nga ana e tij Vucic i shprehu mirënjohje Zemanit për qëndrimin ndaj Kosovës dhe tha se vetëm me kompromise mund të arrihet zgjidhja e problemeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos