
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka shkruar një letër kryeministrit Edi Rama, zëvëndës kryeministrit Erion Braçe, ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi ku paralajmëron në bazë të deklaratave të sizmiologut grek Akis Tselenti, për një tërmet të fuqishëm që pritet të godasë rajonin e Ballkanit.
Kreu i Shtetit kërkon nga institucionet përgjegjëse nëse kanë kontaktuar me sizmiologun grek apo institucionet homologe për të dhënat e tyre në lidhje me këtë paralajmërim.
Ilir Meta shprehet se është i gatshëm të thërrasë dhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për këtë çështje.
Letra e plotë e Presidentit Ilir Meta
Të nderuar,
Nëpërmjet medias ndërkombëtare dhe kombëtare jam informuar mbi paralajmërimin për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin. Paralajmërimi ka ardhur nga sizmiologu i njohur, zoti Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinamik Obsarvatori Kombëtar i Athinës.
Sizmiologu
Tselentis ka paralajmëruar për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë
Ballaknin, që mund të jetë 30 herë më i fuqishëm se ai që goditi para disa
ditësh rajonin e Athinës.
Për shkak të karakteristikave të veta sizmike vendi ynë është një nga vendet me
sizmicitetin më të lartë në Europë. Prandaj Shqipëria është një vend i
kërcënuar nga kjo dukuri natyrore.
Për sa më
sipër, kërkoj nga ana juaj të informohem mbi:
Institucionet përgjegjëse, a kanë kontaktuar me sizmiologun Tselentis dhe
institucionet homologe të rajonit lidhur me të dhënat e tyre për paralajmërime
të tilla?
Cilat janë kapacitetet tona për përballimin dhe masat e marra nga ana juaj ,
nëse vendi ynë do të goditet nga një tërmet i përmasave të tilla.
Çfarë masash
janë marrë apo do të merren për të reaguar në kohë dhe për të minimizuar
pasojat e mundshme në nivel qëndron dhe vendor?
Nëse e gjykoni të domosdoshme, jam i gatshëm të mbledh Këshillin e Sigurisë
Kombëtare menjëherë qoftë dhe vetëm për këtë çështje, pasi çdo nënvlerësim i
situatës mund të jetë me pasoja tragjike për jetën e qytetarëve në radhë të pare”,
shkruan presidenti Meta. (A2 Televizion)