
Presidenti kinez, Xi Jinping, pritet të kryejë një vizitë zyrtare në Moskë, pranverën e ardhshme
Lajmin e shpërndau vetë Ministria e Jashtme ruse, duke nënvizuar se ngjarja “është qendrore për marrëdhëniet midis dy vendeve tona”.
Dhe në fakt, nëse Irani ka qenë gjatë vitit të luftës partneri kryesor i Vladimir Putin në rrafshin ushtarak, me qindra dronë dhe raketa që kanë ndihmuar rusët për të frenuar disi hemorragjinë e vdekjeve dhe për të mundësuar sulmet e përditshme, Pekini ka siguruar komponentë të avancuar, por edhe blerje rekord për lëndët e para, që kanë ndihmuar jo pak statistikat e ekonomisë ruse.
Shkëmbimet tregtare midis Kinës dhe Rusisë kanë prekur shifrën rekord të 190 miliardë dollarëve, në rritje me 34% edhe pas shpërthimit të konfliktit, me Rusinë që ka dyfishuar eksportet e gazit dhe naftës drejt vendit aziatik.
Qasja kineze ndaj këtij lajmi është më e qetë, madje për momentin një vizitë e tillë nuk pohohet nga Pekini. (A2 Televizion)