
Në një postim në Facebook, presidenti Ilir Meta ka publikuar një video, ku shprehet se një betejë të gjatë e të vështirë kemi me një armik të dukshëm, procesionarien, armikun e pishave.
“Ndërsa lufta me virusin e padukshëm COVID-19 po përparon dhe do fitohet shumë shpejt, një betejë të gjatë e të vështirë kemi me një armik të dukshëm, procesionarien, që prej kohësh po helmon, degradon dhe po i shkatërron pishat tona të jashtëzakonshme, jo vetëm në Kolonjë e Qarkun e Korçës, por anë e mbanë vendit.
Vetëm duke i kushtuar pa vonesë vëmendjen e duhur kësaj beteje do mund të shpëtojmë këtë pasuri të madhe natyrore të popullit dhe të vendit tonë”, shprehet presidenti. (A2 Televizion)