Porti i jahteve-Orikum-Dukat, Meta rrëzon një tjetër koncesion

Nga A2 CNN
9 Gusht 2019, 09:13 | Politikë
Porti i jahteve-Orikum-Dukat, Meta rrëzon një tjetër koncesion

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend miratimin e kontratës koncesionare të rrugës Porti i Jahteve-Orikum-Dukat.

Sipas tij, kjo kontratë është formalizuar në një proces jotransparent dhe mungesa e një vlerësimi të qartë e kostove rrezikon financat e shtetit.

Në argumentet e përdorura nga kreu i shtetit, thuhet se vlera fillestare e projektit prej më shumë se 50 milionë euro ka frenuar konkurrentët e tjerë të mundshëm, ndërsa kompanisë që ka paraqitur propozimin evidenton ai ndër të tjera, i është dhënë e drejta të negociojë çmimin, duke e çuar atë në mbi 67 milionë euro.

https://a2news.com/2019/08/09/lufte-e-ftohte-dekretesh-presidenti-meta-kthen-rreth-20-ligje-brenda-legjislatures/

Vetëm një ditë më parë, Presidenti ktheu në Kuvend për rishqyrtim edhe kontratën koncesionare të rrugës Milot-Balldren, një ndër projektet më të debatuara për shkak të kostove të larta. Me të njëjtat argumente, Presidenti vlerëson se shqyrtimi i kontratës është bërë në mënyrë të përciptë dhe jo objektive.

https://a2news.com/2019/08/08/meta-kthen-ne-kuvend-koncesionin-per-rrugen-milot-balldren/

Vlera e ndërtimit të rrugës me gjatësi 17.3 kilometër pritet të jetë 256 milionë euro përfshirë dhe TVSH-në, e thënë ndryshe rreth 15 milionë euro për km.

Projekti parashikohet të ndërtohet brenda një periudhe prej 4 vjet e gjysmë, ndërsa kohëzgjatja për mirëmbajtjen përllogaritet  rreth 8 vjet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos