Presidenti Meta përshëndet emërimin e të dërguarit të ri të Britanisë për Ballkanin

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2021, 12:39 | Politikë
Presidenti Meta përshëndet emërimin e të dërguarit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka përshëndetur vendimin e Britanisë së Madhe për të emëruar Sir Stuart Peach si të dërguarin special të qeverisë për Ballkanin Perëndimor.

Meta shprehet se Mbretëria e Bashkuara ka dëshmuar se është një partner i qëndrueshëm për promovimin e lirisë dhe demokracisë në rajonin tonë.

“Përshëndes emërimin e të Dërguarit Special të Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.  Mbretëria e Bashkuar ka dëshmuar të jetë një partner i qëndrueshëm, i besueshëm dhe shumë i rëndësishëm për promovimin e lirisë dhe demokracisë në rajonin tonë.  Forcimi i paqes dhe stabilitetit mbetet kyç për forcimin e perspektivës evropiane”, shkruan Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos