Presidenti shpall listën e aplikantëve për vakancën në Kushtetuese

Nga A2 CNN
22 Tetor 2019, 10:24 | Politikë
Presidenti shpall listën e aplikantëve për vakancën në

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shpallur listën e aplikantëve për plotësimin e vakancës së parakohshme në Gjykatën Kushtetuese.

KED, pas verifikimit të kandidatëve për plotësimin e vendit vakant në Kushtetuese, të krijuar nga përfundimi para kohe i mandatit të gjyqtarit Besnik Imeraj, ka evidentuar se nga 15 persona që kanë shprehur interesin, vetëm 2 prej tyre plotësonin kushtet për të qëndruar në garë.

Në këto kushte, presidenti Meta rishpalli procedurën e aplikimit për plotësimin e këtij vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese. Pas përfundimit të afatit shprehën interesin 6 gjyqtarët Dedë Kasneci, Envi Hicka, Prelë Martini, Shaqir Hasanaj, Vasil Bendo, Vjosa Bodo Mujo.

Lista e aplikantëve do t’i përcillet Këshillit të Emërimeve në për të vijuar procesin për verifikimin dhe vlerësimin e të gjitha kandidaturave për plotësimin e këtij vendi vakant (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/18/besnik-muci-gjyqtar-i-gjykates-kushtetuese-betohet-para-metes/
https://a2news.com/2019/10/16/meta-emeron-besnik-mucin-gjyqtar-te-gjykates-kushtetuese-komisioneri-publik-nuk-justifikon-pasurine/



https://a2news.com/2019/10/16/gjykata-kushtetuese-cfare-ndodh-nese-vettingu-rrezon-mucin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos