Presidenti Thaçi paraqitet sot në Hagë

Nga A2 CNN
13 Korrik 2020, 09:53 | Kosova
Presidenti Thaçi paraqitet sot në Hagë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci paraqitet sot në Hagë, ku do të merret në pyetje pas aktakuzës së ngritur nga prokurori i specializuar. Në aktakuzën e bërë publike më 24 qershor pretendohet se Thaçi, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, e nëntë të dyshuar të tjerë janë përgjegjës për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Tha֛çi e Veseli kanë deklaruar ditë më parë se janë krenarë për luftën e UÇK-së dhe se ligji i vetëm që kanë shkelur është ai i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Miloshevic. Gjykatësi i procedurës paraprake ka maksimalisht gjashtë muaj kohë, nga muaji prill, për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzat. Më 29 qershor, Thaçi deklaroi se nëse pretendimet do të konfirmohen, do të japë menjëherë dorëheqjen nga posti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos