Akuzohet për vrasjen e 8 të moshuarve, pranga infermierit italian

Nga A2 CNN
16 Qershor 2020, 13:10 | Bota
Akuzohet për vrasjen e 8 të moshuarve, pranga infermierit italian

Policia italiane ka vënë në pranga një infermier italian ditët e fundit, i akuzuar për vrasjen e 8 të moshuarve në një azil, gjatë një periudhe 2-vjeçare.

57-vjeçari Leopoldo Wick nga Grottammare dyshohet se iu ka injektuar doza të mëdha mjekimesh të moshuarve në azil duke iu shkaktuar vdekjen.

Sipas mediave lokale infermieri dyshohet se ka tentuar të vrasë dhe 4 të moshuar të tjerë gjatë periudhës janar 2017-shkurt 2019.

“Corriere della Sera” raporton se Wick deklaroi në momentin e arrestimit se ishte i pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos