Presidentja e Tajvanit viziton SHBA-në, reagon kërcënueshëm Pekini zyrtar

Nga A2 CNN
6 Prill 2023, 08:07 | Bota
Presidentja e Tajvanit viziton SHBA-në, reagon kërcënueshëm

Presidentja e Tajvanit, Tsai In-wen, po zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zhvilloi dhe një takim me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, zyrtari i lartë amerikan tha se është besimplotë se do të gjenden mënyra për popullin e Amerikës dhe të Tajvanit që të punojmë së bashku për të mbështetur lirinë ekonomike, demokracinë, paqen dhe stabilitetin.

McCarthy gjithashtu e cilësoi presidenten Tsai In-wen si një mike të madhe të Amerikës.

Nga ana e saj, presidentja Tsai foli për rreziqet ushtarake që paraqet Kina për vendin e saj. Ajo tha se Tajvani kërkon “një status quo” paqësore dhe të bëhet një partner i qëndrueshëm për botën.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Kinës zyrtare për këtë vizitë të lideres tajlandeze në Shtetet e Bashkuara.

Bisedimet e planifikuara kanë ngjallur kundërshtimin nga Kina. Pekini njoftoi një operacion të përbashkët lundrimi dhe patrullimi në pjesën veriore dhe qendrore të ngushticës së Tajvanit, ndërsa Ushtria Çlirimtare Popullore vendosi dy destrojerë dhe një fregatë në Detin e Kinës Lindore për të bërë stërvitje me municion luftarak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos