12 viktima nga koronavirusi, në 24 orët e fundit në Kosovë

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2020, 15:12 | Kosova
12 viktima nga koronavirusi, në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 12 viktima nga koronavirusi.

Ndërkohë, nga 1555 testime janë konfirmuar 524 raste të reja. Vatra më e nxehtë mbetet Prishtina me 198 infeksione.

Lajmi i mirë është se 566 pacientë e kanë mposhtur virusin për një total prej 33064 të shëruarish.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, me shifrat e sotme numri total i rasteve aktive është afro 12 mijë raste, ndërsa ai i fataliteteve ka shkuar në 1186. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos