13 viktima dhe afro 600 raste të reja me koronavirus, në Kosovë

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2020, 15:28 | Kosova
13 viktima dhe afro 600 raste të reja me koronavirus, në Kosovë

Kosova ka shënuar 13 viktima dhe 590 raste të reja me koronavirus, në 24 orët e fundit.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, bëhet me dije se Prishtina mbetet vatra më e nxehtë në vend me 244 infeksione.

Lajmi i mirë është se afro 700 pacientë e kanë fituar betejën me pandeminë, ndërsa vendi numëron afro 12 mijë raste aktive.

Me shifrat e sotme, bilanci i fataliteteve shkon në 1174, ndërsa numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19, në mbi 45 mijë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos