3 vite nga djegia e mandateve, Partia Demokratike pranon gabimin: Ishte marrëzi

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2022, 17:51 | Politikë
3 vite nga djegia e mandateve, Partia Demokratike pranon gabimin: Ishte

Vendimin e tre viteve më parë për të djegur mandatet parlamentare kanë filluar ta quajnë marrëzi edhe nga kupola drejtuese e PD. Në mbledhjen e radhës të Këshillit të Legjislacionit ku u diskutuan amendamentet kushtetuese të propozuara prej tyre, nënkryetari demokrat Enkelejd Alibeaj u ndaj tek propozimet për ndryshimet e sistemit zgjedhor duke bërë edhe “mea culpa”-n për veprimet e 2019-ës. 

“Unë besoj se ajo që ndodhi në vitin 2020 ishte më tepër një numër artificial votash në këtë parlament, po të doni ju, edhe për marrëzinë timen dhe kolegëve të mi që u larguam nga parlamenti, dhe për këtë arsye, unë besoj se ishin të njëanshme”, tha Alibeaj.

Diskutimi në Këshill vijoi për ndryshimet e sistemit zgjedhor të cilat tashmë janë të imponuara edhe nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese e cila ka hedhur poshtë herësin brenda listës dhe pragun kombëtar për kandidatët e pavarur. “Gjykata Kushtetuese, mirë, keq në dukje nuk e ka kuptuar se ç’ka shkuar, por ka dhënë mundësinë për të ribërë sistemin zgjedhor, sepse ky nuk zbatohet”, tha Oerd Bylykbashi. 

https://a2news.com/2021/12/27/djegia-e-mandateve-kryemadhi-gabim-qe-meta-nuk-do-ma-fali-shquhem-per-naivitet-politik-votat-i-bleu-edhe-pd/

Interesi për reformën zgjedhore ishte edhe nga krahu i maxhorancës. “Sa i takonnismës, unë e vlerësoj me shumë rëndësi pjesës që i takon çështjeve zgjedhore, ku jo vetëm unë por gjithë maxhoranca pret me padurim ngritjen e një komisionit”, tha Klotilda Bushka.

Diskutimi i amendamenteve Kushtetuese do të vijojë në mbledhjen e radhës të këshillit të legjislacionit, ndërsa reforma zgjedhore, pas datës 17 shkurt, ditë në të cilën është parashikuar të votohet në seancë plenare dhe ngritja e komisionit të posaçëm parlamentar./A2 CNN (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos