Prezantohen projektet për stadiumin e Korçës, nga studio daneze, italiane e spanjolle

Nga A2 CNN
2 Maj 2023, 12:27 | Futboll

Tri projekte për stadiumin e ri të Korçës. Në finalen e Konkursit Ndërkombëtar për impiantin “Skënderbeu”, që do të shërbejë edhe si qendra e re e qytetit, u prezantuan tri propozimet nga studio prestigjioze të arkitekturës bashkëkohore.

Në garë janë italianët e ARCHEA Associati, spanjollët e BOFILL Architecture dhe danezët e CEBRA-s. Infrastruktura moderne do t’i shërbejë qyteteve, por edhe Shqipërisë, ku ambicia është zhvillimi i finaleve të Kampionatit Europian për të rinj.

Stadiumi i ri është pjesë e projektit të qeverisë me Federatën e Futbollit, për rikonceptualizimin e impianteve të futbollit, ku përveç Korçës investime të tilla do të realizohen edhe në qytetet e Durrësit dhe atë të Vlorës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos