Përplasje e tmerrshme! 50 çiklistë bien si birrila njëri pas tjetrit

Nga A2 CNN
1 Maj 2023, 08:59 | Futboll
Përplasje e tmerrshme! 50 çiklistë bien si birrila njëri

Faza 6 e “Tour de Bretagne” nuk do të ketë një fitues. Gara e 209 kilometrave, nga Châteaubriant në Plancowt u anulua për shkak të një përplasjeje të fortë të ndodhur në 80 kilometra larg përfundimit.

Një grup prej 50 çiklistësh u përplasën teksa po zbrisnin një malore, e cila ishte e mbuluar nga balta. Në videon e publikuar nga mediat ndërkombëtare, shihen teksa çiklistët bien si birrila njëri pas tjetrit, duke e bërë të pamundur vazhdimin e garës. Për fat të mirë, ambulancat ishin në vendin e ngjarjes dhe iu dha në kohë ndihma e shpejtë duke bërë që kjo garë të mos përfundonte me pasoja të rënda.

Për shkak se organizatorët nuk mund të ofronin siguri për rinisjen, u vendos që kampionati të anulohej pa pasur asnjë fitues. (A2 Televizion)

https://youtu.be/DKI7vlnh10A

A2 CNN Livestream

Latest Videos