Fotografët në pistë, piloti futet me 150 km/h! Shmanget tragjedia në Formula 1 (VIDEO)

Nga A2 CNN
1 Maj 2023, 12:41 | Futboll
Fotografët në pistë, piloti futet me 150 km/h! Shmanget tragjedia

E pabesueshme është ajo që ndodhi pak para përfundimit të garës në Azerbajxhan, kur Esteban Ocon hyri në xhiron e fundit për një pit-stop.

Francezi dhe ekipi i tij kishin vendosur të ndiqnin një strategji të guximshme. 26-vjeçari mund të shkaktonte tragjedi në pistë, teksa u drejtua për në "bokse". Francezi u detyrua të hynte për ndryshimin e detyrueshëm të gomave. Ai zgjodhi ta bënte pikërisht në xhiron e fundit të garës, siç kishte bërë Albon vitin e kaluar në Melburn. Mirëpo, u përball me një situatë krejtësisht të pazakontë.

Në momentin kur Ocon hyri për ndërrimin e gomave, organizatorët kishin nisur tashmë përgatitjen e ambientit të pritjes për makinat! Në të njëjtën kohë, shumë fotografë ishin futur në pistë për të kapur momentin final, kur papritmas panë një makinë F1 që po vinte drejt tyre me mbi 150 km/h! Për fat të mirë Ocon tregoi reflekse dhe frenoi në kohë, ndërsa fotografët u larguan me shpejtësi nga pista.

Siç mund të shihet, gara mund të kishte përfunduar tragjikisht. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/embed/okuF1_8LQlE

A2 CNN Livestream

Latest Videos