Djokovic po financon ilaçin kundër Covid-19

Nga A2 CNN
19 Janar 2022, 18:35 | Sporte të tjera
Djokovic po financon ilaçin kundër Covid-19

Numri 1 i tenisit, Novak Djokovic, i cili u përfshi në polemika të shumta me autoritetet australiane, të cilat nuk e lejuan të merrte pjesë në Grand Slam-in e parë të vitit për faktin se nuk ishte i vaksinuar, ka blerë 80% të aksioneve të danezes QuantBioRes, që po mundohet të krijojë një ilaç kundër Covid-19.

https://a2news.com/2022/01/17/vit-pa-grand-slam-edhe-franca-i-mbyll-deren-djokovicit/

Lajmin e ka dhënë për Reuters drejtori ekzekutiv i kompanisë, Ivan Loncarevic.

QuantBioRes ka 11 kërkues shkencorë që punojnë për të gjetur një kurë në Danimarkë, Australi dhe Slloveni.

Sipas Loncarevic, testimet e kurës do të nisin në Britaninë e Madhe, verën e këtij viti. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/18/skane-fund-telashet-per-serbin-djokovic-mund-te-shpallet-non-grata-dhe-ne-shba/

A2 CNN Livestream

Latest Videos