Prezantohet tek Granada, Uzuni: Të luaj në La Liga, një ëndërr e bërë realitet

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2022, 12:48 | Futboll
Prezantohet tek Granada, Uzuni: Të luaj në La Liga, një

Pas debutimit me fanellën e Granadës përballë gjigandëve të Real Madrid, Myrto Uzuni është prezantuar zyrtarisht në një konferencë për shtyp nga klubi si lojtari më i ri.

Lojtari nga Berati pozoi me fanellën e ekipit spanjoll ku theksoi se ka qenë një ëndërr për të, të luaj në La Liga.

“Është një ndër kampionatet më të forta në botë. E njihja që nga sezoni i kaluar kur ky klub u ndesh me skuadrën e Teutës në Europa Ligë. Gjithashtu këtu ka luajtur dhe miku im Rei Manaj kështu që di shumë për këtë klub. Për mua ishte një ëndërr e bërë realitet. Ne kemi lojtarë të mirë. Unë mendoj se duke luajtur së bashku si një grup atëherë dhe rezultatet do të vijnë”.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare fitoi besimin e trajnerit që në ndeshjen e parë kur ishte titullar në Santiago Bernabeu.

https://a2news.com/2022/02/07/myrto-uzuni-debuton-perballe-realit-por-nuk-feston/

“Për ndeshjen e parë, unë besoj tek vetja dhe për këtë arsye jam këtu. Kam besuar që kur kam filluar të luaj futboll dhe kisha besim se do luaja titullar. Për sa i përket sulmuesve, ne kemi lojtarë shumë të mirë, nuk e krahasoj veten time me asnjë. Kam ardhur këtu të bëj punën time dhe të jap maksimumin”. Deklaroi sulmuesi nga Berati.

Myrto Uzuni u transferua nga kampionët e Ferencvaroshit tek Granada për shumën e 2,2 milionë eurove ndërsa do të jetë pjesë e ekipit spanjoll deri në qershor të vitit 2025. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos