Prifti shkon në burg për të mbajtur meshën, kapet me 9 celularë!

Nga A2 CNN
7 Qershor 2020, 19:12 | Bota
Prifti shkon në burg për të mbajtur meshën, kapet me 9

Një prift është vënë në pranga në Itali, pasi tentoi të fuste në burg 9 celularë. Mediat italiane shkruajnë se prifti shkoi në burgun e Carinola-s, në Caserta, për të mbajtur meshën e së dielës për të burgosurit, po u ndalua nga policia e burgut.

Prifti kishte fshehur 9 celularë në disa qese duhani. Sipas sindikatës së Policisë së Burgjeve, ka nisur menjëherë një hetim gjyqësor në lidhje me këtë ngjarje. Së bashku me celularët, oficerët e burgut i gjetën priftit edhe një ushqyes baterish, si dhe USB.

Në burgun e Carinola-s vuajnë dënimin rreth 500 të burgosur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos