
Partia Demokratike ka reaguar pasi Komisioni i Rithemelimit publikoi emrat e kandidatëve që do të marrin pjesë në primare, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme lokale.
Sipas PD-së, “emrat e shpallur sot nga grupimi i Sali Non-Gratës, nuk janë kandidatë të PD”.
“Partia Demokratike njofton gjithë simpatizantët dhe votuesit e saj se emrat e shpallur sot nga grupimi i Sali Non-Grates, nuk janë kandidatë të PD. Me farsën e rradhës, Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale. Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e non gratës së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky është përdorimi dhe mashtrimi i rradhës që Sali Berisha u bën edhe atyre pak demokratëve që nuk e kanë kuptuar akoma hallin e tij”, lexohet në deklaratën e Partisë Demokratike. (A2 Televizion)