Primaret në PD, Komisioni i Rithemelimit jep shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 10:30: Fluks shumë i madh në Shkodër

Nga A2 CNN
30 Janar 2022, 11:46 | Politikë
Primaret në PD, Komisioni i Rithemelimit jep shifrat e pjesëmarrjes

Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale njofton se procesi në të 6 degët ku po zhvillohen votimet për primaret po ecën normalisht. Sipas komisionit, ka një interesim të madh të demokratëve për të zgjedhur kandidaturën që do t’i përfaqësojë ata në zgjedhjet vendore të datës 6 mars 2022. Komisioni njofton se për shkak të fluksit shumë të madh të votuesve në Qendrën e Votimit në Qytet Shkodër, pjesëmarrjen e kësaj dege do ta njoftojmë në një kohë më të vonë.

Pjesëmarrja deri në orën 10:30:

Dega Dibër: 220

Dega Durrës: 340

Dega Vorë: 120

Dega Rrogozhinë: 110

Dega Lushnjë: 160

Burimi: Komisioni i Rithemelimit, PD

Zgjedhjet e brendshme, huazuar nga modeli amerikan, do të mbahen deri në orën 17:00. Gara e brendshme është më e madhe në Bashkinë e Shkodrës, ku 6 demokratë garojnë me njëri-tjetrin për të fituar kandidaturën.

5 garojnë për Rrogozhinën, 4 në primaret e Lushnjës dhe 3 për kandidaturën e  Dibrës. Në Durrës dhe Vorë, demokratët kanë propozuar vetëm 2 kandidatura, të cilat do t’i nënshtrohen një përzgjedhje tjetër nga anëtarësia.

Pavarësisht garës së brendshme, komisioni i rithemelimit ende nuk ka zbuluar sesi do të garojë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit dhe si do t'i regjistroje kandidatet, kur dy opsionet më të mundshme janë si të pavarur ose në koalicion. Pas publikimit të këtyre emrave nga komisioni i rithemelimit, erdhi dhe reagimi i Partisë Demokratike zyrtare, që deklaroi se nuk i njeh këto kandidatura. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/29/voltana-ademi-terhiqet-nga-primaret-nuk-i-shmangem-asnje-sfide-por-duhet-te-jemi-te-barabarte/
https://a2news.com/2022/01/29/primaret-e-rithemelimit-reagon-pd-emrat-e-shpallur-nga-sali-non-grata-nuk-jane-kandidate-te-partise-demokratike/

A2 CNN Livestream

Latest Videos