Prishet “tradita”, eksportet e importet ranë në mars, për herë të parë që nga lufta

Nga A2 CNN
19 Prill 2023, 10:43 | Ekonomi

Eksportet e mallrave shqiptare janë ulur në mars për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se vlera e mallrave të shitur jashtë, muajin e shkuar, ra në 42.1 miliardë lekë nga 47.7 miliardë, vitin e shkuar, duke u tkurrur kështu me 11.7 për qind.

Në rënien e eksporteve ndikim kanë pasur materialet e ndërtimit, metalet, mineralet, lëndët djegëse, veçanërisht energjia elektrike dhe materialet plastike. Ndërkohë me gjithë se me rritje të lehtë edhe ushqimet e pijet apo tekstilet, shfaqën në mars shenja stanjacioni.

Pjesa më e madhe e këtyre produkteve rezulton të ketë shkuar drejt Spanjës, vend me të cilin eksportet u zgjeruan me 170 për qind muajin e shkuar, ndjekur nga Greqia me 28 dhe Kosova me 2 për qind. Ndërkohë kanë rënë eksportet e Kroacisë, Gjermanisë dhe Italisë.

Në linjë të ngjashme kanë ecur edhe importet. Vlera e mallrave të blerë nga jashtë, muajin e shkuar, ra në 80.5 miliardë lekë nga 83.6 miliardë marsin e 2022-shit duke u tkurrur me 3.7 për qind.

Rënia e eksporteve me importet ende në nivelet më të lara historike zgjeruan në 38.4 miliardë lekë deficitin tregtar të Shqipërisë në drejtim të tregtisë së jashtme gjatë marsit.

Përfaqësues të eksportuesve dhe importuesve e lidhin rënien e eksporteve me çmimet e larta, por edhe me reduktimin e fuqisë blerëse. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/16/bizneset-e-reja-shqiptaret-largohen-nga-kafenete-me-shume-njesi-sherbimi/
https://a2news.com/2023/04/17/pagat-fryjne-buxhetin-bashkite-mbledhin-gjysmat-e-taksave-ne-prag-te-zgjedhjeve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos