Prishet transformatori, Durrësi dy ditë pa ujë

Nga A2 CNN
17 Shtator 2022, 18:37 | Aktualitet
Prishet transformatori, Durrësi dy ditë pa ujë

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës njofton të gjithë abonentët se gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm.

Shkak për të është bërë dëmtimi i transformatorit kryesor të tensionit 35/20 kv, si pasojë e motit të keq.

“Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës, njofton abonentët se mund të ketë problem në furnizimin me ujë gjatë dy ditëve të ardhshme.

Shkak është bërë një defekt që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, i shkaktuar nga moti i keq dhe shkarkimet e shumta, në zonën e Fushë Milotit. Për shkak të këtyre shkarkimeve, transformatori kryesor i tensionit 35/20 kv është dëmtuar dhe i gjithë stacioni është jashtë kushteve të punës.

Grupet e punës së OSHEE dhe të Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës ndodhen në terren për të zëvendësuar transformatorin e djegur”, shkruhet në njoftim.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos