Prishja e ndërtimeve pa leje zhvendoset në Tale

Nga A2 CNN
17 Qershor 2020, 10:16 | Aktualitet

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin e radhës në zonën e Tales në Lezhë.  

Mëngjesin e sotëm fadromat e IKMT kanë filluar prishjen e ndërtimeve pa leje të parashikuara, ndërkohë që pronarët thonë se nuk janë njoftuar për shembjen e objekteve.

Megjithatë deri tani nuk vihet re ndonjë reagim apo kundërshtim nga ana e tyre.

Disa ditë më parë IKMT prishi disa objekte pa leje në zonën e plazhit të Velipojës, ku u shënuan dhe incidente me pronarët, të cilët u munduan të mos lejonin këtë aksion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos