Basha sulmon Ramën: Infektoi 2 bashki sepse nuk pagoi fasonët

Nga A2 CNN
15 Maj 2020, 20:41 | Politikë
Basha sulmon Ramën: Infektoi 2 bashki sepse nuk pagoi fasonët

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sulmoi edhe njëherë kryeministrin Edi Rama duke e akuzuar se ka infektuar 2 bashki me refuzimin e tij për të paguar punonjëset e fasonerive.

Kryedemokrati deklaroi se mashtrimet e Ramës nuk fshehin dot vjedhjet dhe se ai do të jetë gjithmonë zëri i shqiptarëve të braktisur nga qeveria.

“Asnjë kryeministër tjetër në botë nuk gënjen si Rama që të mos u japë njerëzve lekët. Asnjë kryeministër në botë nuk ka infektuar 2 bashki, sepse refuzon të paguajë punonjëset e fasonerive. Unë kam zgjedhur të jem zëri i të gjithë shqiptarëve të braktisur nga Rama që nuk e kanë marrë ndihmën që u takon. Mashtrimet nuk hahen. Fjalët boshe nuk e ndihmojnë ekonominë. Gënjeshtrat dhe sajesat e shtetit prej kartoni nuk i fshehin dot vjedhjet, mashtrimet dhe dështimet e Ramavirusit që po rrënon ekonominë dhe po varfëron e shpunëson përditë shqiptarët”, shkruan Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos