Kryemadhi te Teatri Kombëtar: Drejtësia të zgjohet dhe të veprojë

Nga A2 CNN
15 Maj 2020, 22:52 | Politikë

Pas Lulzim Bashës, një natë më parë, mbrëmjen e së premtes ishte kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila iu bashkua artistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

“Sita është shumë e rënduar me paligjshmërinë dhe me abuzimin e pushtetit. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka krijuar një rezistencë shembullore. Do të doja të ishte zgjuar dhe drejtësia shqiptare dhe të vepronte, të ishte në krah të artistëve”, u shpreh Kryemadhi.

Të enjten, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, vendim i shumëkundërshtuar nga artistët dhe jo vetëm, opozita, si dhe presidenti Meta, i cili iu drejtua për herë të dytë Gjykatës Kushtetuese për të mos lejuar shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos