“Prishja nisi kur kishte ende njerëz brenda”, Edmond Budina: Mafiozët tentuan të na vrisnin

Nga A2 CNN
17 Maj 2020, 13:22 | Aktualitet
“Prishja nisi kur kishte ende njerëz brenda”, Edmond Budina:

Regjisori Edmond Budina iu drejtua protestuesve me thirrje të forta, duke kërkuar që të bashkohen në protesta.

Gjithashtu, ai denoncoi faktin se shembja e Teatrit Kombëtar nisi kur ende kishte njerëz brenda në godinë: “Ju kërkoj ndjesë që Teatri jonë u shemb, por ai vazhdon të jetojë. Sot u krye një gjest kriminal. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk ka vdekur. Kriminelët dhe mafiozët tentuan të vrisnin njerëzit që ishin brenda. Prishja nisi kur kishte ende njerëz brenda, ne nuk do ta falim këtë gjë”.

“I kërkojmë qytetarëve të Shqipërisë mosbindje civile, të thyejnë karantinën dhe të bashkohemi në protesta të vazhdueshme derisa të shporren mafiozët. I kërkojmë presidentit që të shpërndajë Parlamentin ilegjitim”, shtoi Budina. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos