
“Një ditë tragjike për Republikën.” Kështu e ka cilësuar 4 prillin ish-presidenti amerikan Donald Trump.
CNN raporton se ai ka dërguar një e-mail me subjekt “Email-i im i fundit përpara arrestimit”, në të cilin u kërkon njerëzve që ta mbështesin për të shpëtuar Amerikën, të shoqëruar me një link për të mbledhur fonde.
Në email-in e tij, Trump shpreh po ashtu edhe shqetësimin se SHBA po bëhet një vend marksist i Botës së Tretë.
Pas dërgimit të email-it, Trump postoi edhe në rrjetin e tij social Truth Social, ku kritikoi vendndodhjen e gjykatës para së cilës do të dalë sot. Ai solli në vëmendje se në zonën ku do të mbahet gjyqi republikanët kanë siguruar shumë pak vota.
Trump e akuzoi po ashtu gjykatësin e çështjes si jashtëzakonisht të njëanshëm ndërsa shton se familjarët e tij janë “urryes të njohur të Trump-it.” (A2 Televizion)