Probleme për Interin, Sanchez operohet

Nga A2 CNN
17 Tetor 2019, 08:51 | Futboll
Probleme për Interin, Sanchez operohet

Interi nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin Alexis Sanchez të paktën deri në fillimin e vitit 2020.

Futbollisti kilian u operua në kaviljen e majtë, pas dëmtimit të marrë në takimin miqësor kundër Kolumbisë.

Vendimi për t’u operuar erdhi pas konsultimit me një nga mjekët më të mirë në Barcelonë. Gjithçka u krye me sukses, tregon klubi zikaltër në rrjetet sociale, megjithatë sezoni i Interit nis të komplikohet, teksa ende pa u përshtatur siç duhet me skuadrën, Alexis Sanchezit do t’i duhet të bëjë një pushim të gjatë për t’u rikthyer në gjendje optimale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos