Procesi i Vetingut, SHBA: Pasuria e lidhjet me krimin, mbi 50 zyrtarë u shkarkuan

Nga A2 CNN
3 Shtator 2019, 09:35 | Aktualitet
Procesi i Vetingut, SHBA: Pasuria e lidhjet me krimin, mbi 50 zyrtarë u

Reforma në drejtësi mbetet fokusi kryesor i vëzhgimit të ambasadës amerikane në Tiranë. Nuk kanë munguar postimet mbi çështjet që lidhen pikërisht me zbatimin e kësaj reforme. Ndërsa sot në videon e saj ambasada është ndalur në procesin e vetingut, ku evidenton se janë jo të paktë zyrtarët e larguar nga sistemi i drejtësisë.

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10156624490830838

“Më shumë se 50 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar për shkak se nuk justifikuan pasurinë dhe kontakteve të papërshtatshme me botën e krimit. Paralelisht me pastrimin e sistemit janë ngritur institucionet e reja, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor”, thuhet ne video.

https://a2news.com/2019/08/27/byroja-kombetare-e-hetimit-ambasada-shba-e-ngjashme-me-fbi-ne-amerikane/

Gjithashtu, ambasada vlerëson se KLP e KLGJ kanë nisur nga puna për ngritjen e SPAK dhe shumë shpejt ky institucion do të hetojë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos