Procesi i vetting-ut, shkarkohet prokurori Beci dhe gjyqtari Hasneziri

Nga A2 CNN
26 Qershor 2019, 10:42 | Aktualitet
Procesi i vetting-ut, shkarkohet prokurori Beci dhe gjyqtari Hasneziri

Në një hark kohor prej 15 minutash, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli vendimet për shkarkimin nga detyra të prokurorit për Krimet e Rënda, Eugen Beci dhe gjyqtarit të Gjykatës për Krimet e Rënda, Luan Hasneziri.

Prokurori Beci, kandidat për Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK, u ndëshkua me përjashtim nga sistemi për shkak të problemeve me pasurinë.

Justifikimi i pasurisë dhe mosdeklarimi i refuzimit të një vize nga SHBA në formularin e figurës u konstatuan si problematika në KPK për gjyqtarin Hasneziri.

Në një vendim të tretë të mërkurën, KPK konfirmoi në detyrë Regleta Panajotin, gjyqtare pranë Gjykatës së Tiranës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos